LAJMI I FUNDIT:

Shahini: AKP po largon investitorët nga Kosova

Shahini: AKP po largon investitorët nga Kosova

Pas vendimit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, për masat e përkohshme që ka marrë ndaj Fabrikës së “Magnezit Golesh”, ka reaguar ashpër Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka thënë se me këtë vendim Agjencioni Kosovar i Privatizimit e mbylli një prodhues vendor, i ndali investimet e mëtutjeshme në këtë fabrikë të vetmen në regjion dhe i largoi nga vendi i punës 186 punëtorë.

Sipas kreut të AKB-së, kjo çfarë ka bërë AKP-ja me këtë fabrikë do t’i frikësoj investitorët e ardhshëm që të mos ofertojnë në procesin e privatizimit.


Më tej, ai ka potencuar se AKP-ja, mbyll derën investitorit me 28 milionë euro dhe 186 punëtorë i la në rrugë.

Më tej ai ka thënë se investimet e këtij investitori kosovaro-kroate vetëm deri ne vitin 2013 kapin vlerën financiare 24 milionë euro, ndërsa në vitin 2014 edhe 4 milionë euro të tjera që gjithsejtë janë 28 milionë euro.

Shahini po ashtu është shprehur se Agjensioni Kosovar i Privatizimit dhe shumë agjensione të tjera të pavarura po e shfrytëzojnë vakumin institucional dhe po marrin vendime me bord jo të kompletuar dhe kjo është edhe një dyshim tjetër që ky agjension ka marrë një vendim ku investitorin nuk e kanë informuar fare.

Nga ana tjetër, pronari i Fabrikës së “Magnezitit Golesh”, Hysni Zogaj , ka thënë se, vendimi i sotëm është vendim mbi vendimin që është në fuqi në afat ligjor dhe për çudi sipas tij, sot pasi që AKP-ja merr masat e përkohshme të shoqëruara me polici kanë ardhur në fabrikë dhe pas një ore në prezencë të tyre i dërgohet vendimi me vonesë.

Zogaj tha se kjo është edhe një dëshmi tjetër se AKP-ja nuk ka qenë bashkëpunuese dhe nuk e ka paralajmëruar investitorin për vonesa dhe vendime që do të merr në afat ligjor , deri sa ka treguar se nga miniera mbretëron një kaos i madh i punëtorëve.

Ndërsa Bashkim Osmani, pronar i Fabrikës “Laberioni”, tha se ndihem shumë i shqetësuar nga ky lajm që po mbyllet një fabrike prodhuese në Kosovë dhe më frikëson edhe mua si prodhues se çfarë politikash aplikohen në Kosove. /Telegrafi/