LAJMI I FUNDIT:

Sfilatës së famshme të Victoria’s Secret po i vjen fundi

Sfilatës së famshme të Victoria’s Secret po i vjen fundi

Nga viti në vit, sfilata e Victoria’s Secret po shihet gjithnjë e nga më pak njerëz

Ajo e nëntorit të vjetshëm u pa nga vetëm 3.27 milionë teleshikues, shifër kjo në rënie në krahasim me cilindo nga 23 vitet në transmetim. Si pasojë, kompania po rimendon shfaqjen e sfilatës – nëse do të ketë një të tillë – në televizion.

Sipas një emaili të CEO Les Wexner, “Moda ndryshon vazhdmisht. Duhet të evoluojmë dhe të rritemi. Me këto dy fjali në mendje, kemi vendosur të rimendojmë sfilatën tradicionale të Victoria’s Secret. Nuk besojmë se në të ardhmen televizioni do të jetë vendi i duhur për t’u shfaqur. Në 2019-n dhe në vijim, do të fokusohemi në zhvillimin e një shfaqjeje emocionuese dhe dinamike, një lloj të ri eventi – që do të transmetohet aty ku janë njerëzit… në këtë mënyrë do të shkelim mbi kufijtë e modës në botën e re digjitale.”


Kohët e fundit, imazhi i Victoria’s Secret është njollosur nga disa deklarata të ekzekutivëve të kompanisë.

Para sfilatës së vjetshme, në një intervistë për Vogue, Ed Razek, drejtor marketingu, tha gjërat e gabuara kur u pyet pse kompania nuk punëson modele transgjinore apo të kolme.

Sipas tij, shfaqja është një fantazi dhe modelet transgjinore dhe të kolme s’mund të bëjnë pjesë kurrsesi.

Razek kërkoi falje, por dëmi u bë. Shkurtimisht pas kësaj, CEO i kompanisë dha dorëheqjen. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Cilat janë shenjat se lindja është afër?

Cilat janë shenjat se lindja është afër?

Shtatzëna
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Shtatzëna
Kalo në kategori