Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, ka qenë e mrekullueshme gjatë sfilatës për brendin e modës ‘Oh Polly’.
Bukuroshja e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet gjatë parakalimit të saj në pistën e modës.
Ajo ka të veshur një fustan të bardhë të shkurtë që vë në pah figurën trupore të Arbenitës, e cila në fund bën edhe një pozë joshëse.
“Faleminderit që isha pjesë e juaja Oh Polly’”, ka shkruar modelja në përshkrimin e videos. Ndërsa na faqen e kësaj marke në Instagram ka edhe fotografi të tjera të partneres së Feros.
‘Oh Polly’ është një brend ndërkombëtar i modës me ngritje të shpejt që shet rroba për femra, ndërsa ka zyra në Glasgou, Liverpul, Los Angeles, Dhaka e Guangzhou. /Telegrafi/