Sfidat e ndërtimit të shtetit
Procesi i ndërtimit të shtetit është një proces i gjatë por jo edhe i pamundur, sidomos në ato vende që kanë përqafuar vullnetshëm apo më mirë që kanë lejuar që rrënjët e demokracisë të shtrihen në tërë trupin e shtetit dhe proceset e tij drejt ecjes në rrugët e progresit dhe të modernizimit.
Dihet se çdo vend që ka përqafuar demokracinë përballet edhe me sfidën e ndërtimit të shtetit juridik, demokratik dhe modern, që të përballohen të gjitha këto sfida vendi që pos ka lindur si shtet duhet të fus brenda vetes frymën e demokracisë pastaj t’i jap jetë institucioneve duke i bërë ato funksionale dhe që më pastaj lehtë t’i përballojnë sfidat që ka para vetes në rrugën e forcimit dhe të ndërtimit të gjitha pjesëve brenda trupit politik e shtetëror.
Gjithashtu procesi i ndërtimit të shtetit duhet të vihen në funksion dhe të sjell në jetë praktike dhe reale institucionalizimi e plotë të pushtetit qendror të shtetit duke u nisur nga qeveria, parlamenti, gjyqësori i pavarur, dhe rendi juridik – policinë, administrata tatimore, strukturat bazë të sigurimeve shoqërore etj.
Qëllimi i gjithë këtij procesi është që të arrihet brenda trupi politik dhe shtetëror një funksionalitet dhe qëndrueshmëri i mbështetur gjithnjë në themelet e demokracisë respektivisht vullnetin e përgjithshëm.
Në lidhje me këtë mund të thuhet se Kosova që nga paslufta e fundit e viteve 90′ e këndej është dashur të punoj fuqishëm së bashku më bashkësinë ndërkombëtare në forcimin e bazës dhe vënien e themeleve të palëkundura të shtetit demokratik, ashtu që pas shpalljes së pavarësisë do ta kishte më lehtë të punonte nga baza ndërtesën e plotë të një shteti demokratik juridik dhe funksional.
Po ashtu në kuadër të kësaj ajo më lehtë do të mund që në kuadër të këtij procesi, pra ndërtimit të shtetit të përfshinte edhe integrimin apo mbështjelljen edhe të pjesëve periferike (problemit të Mitrovicës dhe pjesëve tjera të paqëndrueshëm brenda saj) brenda strukturave qendrore të shtetit të mbikëqyrur të Kosovës gjithnjë duke u bazuar fuqishëm në kushtetutën dhe rendin juridik.
Mirëpo që në fillim pas marrjes së shtetësisë Kosova nuk arriti aspak të forcoj muret e brendshme të shtetit të saj duke mos i dhënë asnjë hapësirë veprimi pushteteve paralele të cilat në fillim ishin informale por që tani ato po insistojnë gjithnjë me mbështetje nga politika e mbrapshtë e Beogradit që të shndërrohen në struktura formale. Kjo jo vetëm se po i kushton shtrenjtë politikës së shtetit të mbikëqyrur të Kosovës por edhe po e dëmton atë në ndërtimin e të gjitha kapaciteteve shtetërore dhe funksionale duke u bazuar në rendin kushtetues dhe demokratik.
Shteti i mbikëqyrur i Kosovës në përgjithësi është dashur që nga pas lufta e këndej të përqendrohet në ndërtimin dhe funksionalizimin e plotë të shtetit duke ditur se ky realitet i ri në Ballkan ka lindur në një mjedis të paqëndrueshëm dhe për ta kthyer fuqinë dhe qëndrueshmëria ajo do të duhej që në fillim si nga baza ashtu edhe pas deklarimit të shtetësisë të punonte pa u ndalur në këto procese e që më pas do ta kishte më lehtë dhe më afër të ecte në rrugët e proceseve të integrimit në familjen evropiane.
Të gjithë akterët e rëndësishëm si brenda (politika e brendshme) ashtu edhe nga jashtë (bashkësia ndërkombëtare) kanë krijuar bindjen se Kosova si shteti i mbikëqyrur ende nuk është tërësisht funksional ende ka struktura institucionale të dobëta për ballafaqimin e saj në rrugën e procesit të ndërtimit të shtetit demokratik e juridik si dhe të proceseve integruese.
Vendet e Ballkanit pas rrënimit të sistemeve tjera ideologjike autoritare e diktatoriale si dhe më pas, pas ndryshimeve thelbësore që ndodhën brenda këtij rajoni pas viteve 90′ procesi i ndërtimit të shteteve apo edhe i rindërtimit por me një sistem të ri nënkuptonte në vete institucionalizimin dhe funksionalizimin e plotë të tërë trupit politik,vënies në praktikë të demokracisë dhe shtetit modern, por kjo akoma nuk ka ndodhë në disa vende.
Ndërsa problemet që tani ka mbi krah shteti i mbikëqyrur i Kosovës është se ende nuk kemi konsolidim, pastaj kontroll në tërë territorin, besnikëri institucionale, qëndrueshmëri si dhe një lëvizje të duhur të vënies në jetë të Kushtetutës së saj ashtu që të funksionojë ligji dhe rendi në tërë vendin.
Dhe krejt në fund Kosova dhe institucionet e saj e kanë mundësin por nuk e kanë vullnetin që të eliminojnë dukuritë rrënuese brenda shtetit, ashtu që më tej Kosova të reflektoj dinamizmin e saj ,funksionalitetin e brendshëm dhe të i vë në punë kapacitet ekzistuese në procesin e ndërtimit të shtetit juridik, demokratik dhe evropian.
Me fjalë të tjera procesi i ndërtimi të shtetit të mbikëqyrur të Kosovës mund të ketë sukses vetëm nëse strukturat shtetërore kanë fuqinë e mjaftueshme, autoritetin shtetëror e kushtetues për të bërë ndryshime të mëdha dhe për të qartësuar në përpikëri komponentët thelbësorë të shtetit ashtu që të mund të flitet më pas për një shtet funksional dhe efikas dhe që aspiron drejt rrugës së integrimit në BE.
Ndërkaq faktorët që faktikisht pengojnë ndërtimin e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës janë mungesa e sundimit të ligjit, rendit juridik-kushtetues, korrupsioni, krimi i organizuar, klanet brenda institucionale (politike), rreziku nga terrorizmi, mjedisi i pasigurt për shkak të problemeve të brendshme, mungesa e stabilitetit, ndrydhja e demokracisë qytetare, moszhvillimi ekonomik etj etj.
Për të dalë nga kjo gjendje Kosova duhet të heq qafe të gjitha defektet dhe problemet që ka futur brenda vetes,t’i lërë hapësirë frymës së ndryshimeve qenësore dhe funksionimit apo më mirë të frymëmarrjes shtetërore në procesin e ndërtimit të shtetit dhe atë të integrimeve. Prandaj Kosova duhet të filloj të pastroj terrenin e saj si dhe të i i lë hapësirë ndryshime të brendshme qenësore, të arrij t’i vë në veprim komponentët dhe kapacitetet e saj shtetërore të mirëfillta demokratike, në mënyrë që të fillojë siç thotë shkencëtari politik Francis Fukuyama në librin e tij "State-Building: Governance and world Order in the 21st Century, CU Press"2004" për shtetet në zhvillim” – demokratizimin, zhvillimin, forcimin e institucionet shtetërore…” dhe kjo sipas tij duhet të jetë detyra kryesore e shteteve në shekullin XXI.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles