Quique Setien nuk ka humbur kundër Real Madridit në asnjërën nga tre vizitat e tij të fundit në Estadio Santiago Bernabeu.
Trajneri i sapoemëruar i Barcelonës regjistroi dy fitore radhazi ndërsa ishte në krye të Real Betis, ndërsa ai arriti një barazim sa ishte te Las Palmas.
Në sezonin 2016/17, kur Los Blancos fitoi të dy trofetë, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, ishullorët po fitonin 3-1 deri në minutën e 86-të përpara se Cristiano Ronaldo të shënonte një dygolësh për t’i marr një pikë Realit.
Fitorja e parë e Setien në Bernabeu erdhi në sezonin pasues me Betisin, i cili rrëmbeu një fitore të minutës së fundit 1-0 me një gol nga Antonio Sanabria.
Një vit më vonë, skuadra andaluziane mundi Los Blancos 2-0 me gola të Loren Moron dhe Jese Rodriguez në atë që ishte ndeshja e fundit e Setien si trajneri i tyre.
Ndërkohë, Setien qëndron mirë edhe në betejën kokë më kokë kundër trajnerit të Mbretërve, Zinedine Zidane.
Trajneri i ri i Barçës ka regjistruar një rekord të ekuilibruar: me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje. /Telegrafi/