Por sipas analistit ushtarak rus Mihail Hodarjonok, këto do të mbesin vetëm tregime dhe asgjë më shumë, të cilat janë kryesisht të motivuara politikisht, transmeton Telegrafi.

“Serbia tash e sa vite nuk aplikon kurrfarë politike të pavarur. Mjafton që njëherë Brukseli të mrrolet dhe gjitha këto negociata të marrin fund”, ka shtuar Hodarjonok.


Ai konsideron se vetë qëllimi i blerjes së këtyre tre sistemeve PVO të masave të ndryshme është i dyshimtë për të, dhe se ekziston mundësia se po bëhet fjalë për atë që Rusia të futet në bisedime të gjata, dhe në fund kinse të zbulojë disa letra, dhe në momentin e fundit të thotë: “Më falni, vëllezër, por nuk shkon”.

“Mund të kuptojmë zyrtarët ushtarakë serbë, të cilët janë të shqetësuar për shkak se Kroacia ka shprehur dëshirën të blejë lançues me raketa operative-taktike MGM-140 ATACMS, të cilat mund të arrijnë një distancë të gjatë bombardimi deri në 300 kilometra”, ka shtuar ky ekspert, duke shtuar se nga pikëpamja ushtarake ekziston një logjikë e blerjes së aseteve mbrojtëse ruse PVO.

“Është trishtuese se si mundësitë për realizimin e kësaj ideje, nëse veç ekziston, është praktikisht zero”, ka shtuar për fund Hodarjonok.

Serbia ka bërë propagandë, sidomos në raport me Luginën e Preshevës, se do të blejë sistemet raketore S-300 dhe makineri tjera të rrezikshme. Por, S-300 është vetëm ëndërr për ta, sepse Serbia nuk ka para për to, e as për mirëmbajtje të tyre. Kjo propagandë është intensifikuar sidomos pas lajmeve se Kroacia do të sigurojë nga SHBA-të raketat MGM-140 ATACMS, që mund të shkatërrojnë caqet në 300 kilometra largësi. /Telegrafi/