LAJMI I FUNDIT:

Serbia e ka humbur Kosovën, por shqiptarët s’janë të gatshëm për pavarësi

Serbia e ka humbur Kosovën, por shqiptarët s’janë të gatshëm për pavarësi

Zgjidhja e statusit të Kosovës jo vetëm se nuk do të bëhet gjatë këtij muaji, por për shkak të përzierjes aktive ruse, serbët kërcënojnë tash edhe me krijimin e problemeve të reja në Bosnjë, në rast të pavarësimit të Kosovës, shkruan sot në një editorial të gazetës prestigjioze amerikane NewYork Times.

"Tash është momenti për diplomacinë urgjente kreative të fuqive botërore”, vlerëson gazeta amerikane, duke shtuar se ndërmjetësi i OKB-së (Martti Ahtisaari), në muajin shkurt të këtij viti, kishte propozuar plan të arsyeshëm për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.

“Shqiptarët e Kosovës kanë thënë se do të presin deri më 10 dhjetor, por jo më gjatë. As SHBA-ja e as Bashkimi Evropian nuk do të duhej të prisnin më shumë”, konsideron NYT.

Duke vlerësuar se në këtë kontest “nuk ka djelmosha të mirë e as dëshirë për kompromis”, gazeta thekson se, “serbët refuzojnë të pranojnë se invazioni i Millosheviqit i vitit 1999 e ka humbur Kosovën”, mirëpo shton se, “as shqiptarët e Kosovës, nuk janë të përgatitur për pavarësinë që kërkojnë”.


Këtë gjë e ka shfrytëzuar Rusia, e cila mbështet fuqishëm Serbinë, dhe bashkërisht kërcënojnë me prishjen e federatës së Bosnjës e Hercegovinës, nëse Kosova bëhet e pavarur, shkruan kjo gazetë.

Duke vlerësuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë do të ishte e “pakënaqshme”, ndërsa përsëritja e konfliktit në Bosnje “katastrofale”, gazeta vlerëson se Washingtoni do të duhej t’i bindte rusët që, “lojërat e tyre janë të rrezikshme të këqija dhe në fund të padobishme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori