Selena Gomez ndezi rrjetet sociale të enjten mbrëma, duke promovuar këngën e saj të re me të fejuarin Benny Blanco, “Sunset Blvd”.

Në një fotografi të zjarrtë, këngëtarja 32-vjeçare pozoi me një neglizhe të zezë dhe një mantel me dantella, ndërsa ndriçohej nga një dritë portokalli.


Ndërkohë, Blanco ndau një kujtim romantik në Instagram, duke treguar momentin kur e puthi për herë të parë Selenën, shkruan DailyMail.

96184997 14497907 Selena Gomez took to Instagram on Thursday evening to promote he a 107 1741935908421

"Ndjeva zemrën tënde duke rrahur aq fort sa nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të të puth", shkroi ai. Selena e ripostoi mesazhin, duke i shtuar thjesht: "Të dua”.

Videoja e këngës, e frymëzuar nga vitet e 80-ta, paraqet Gomez-in me një pamje nostalgjike dhe flirtuese, duke kënduar për një dashuri pasionante në mes të Sunset Boulevard.

96184947 14497907 The 32 year old singer wore a black negligee flashing her perky  a 108 1741935908437

Ky projekt muzikor shënon një tjetër bashkëpunim të tyre, pas shpalljes së albumit “I Said I Love You First”, që pritet të dalë më 21 mars.

Kënga e parë, “Scared of Loving You”, tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat. /Telegrafi/

96184963 14497907 Earlier this week Gomez shared a black and white photo with Blan a 109 1741935908451

96184957 14497907 The nostalgic 80s inspired video sees a busty red lipped Selena  a 110 1741935908488

96184991 14497907 Selena and Benny s full album I Said I Love You First comes out  a 111 1741935908522