Selena: Aktrimi është dashuria ime e parë

Viti 2013 ishte i suksesshëm për 21-vjeçaren, si në skenën muzikore, ashtu edhe në atë filmike.
Kënga e saj “Come and Get It” u bë një hit i madh, ndërsa edhe drama komike “Spring Breakers” rezultoi e suksesshme nëpër kinema.
“Fillimisht kam dashur që ta braktis muzikën, por kjo siç duket nuk do të ndodhë kurrë”.
“Mendoj se duhet të merrem më shumë me aktrim. Nuk jam shumë e bindur rreth kësaj, por aktrimi është dashuria ime e parë”, ka deklaruar Selena për Teen Vogue.
Zhanri filmik që ajo preferon janë komeditë romantike. “I dua komeditë romantike. (Filmat e mi të preferuar janë) 'Pretty Woman' dhe 'How to Lose a Guy in 10 Days'... Gjithmonë kam qenë një lloj romantike e pashpresë”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































