Françoise Gilot pati një karrierë që zgjati për tetë dekada dhe veprat e saj sot shiten me mbi një milion dollarë. Megjithatë, kur javën e kaluar vdiq kjo grua e mahnitshme, titujt u interesuan më shumë për ish-dashnorin e saj
Nga: Katy Hessel / The Guardian (titulli origjinal: ‘Blatant sexism’: why is a great painter who lived to 101 still defined by a man she left in the 1950s?)
Mbrëmjen e së martës së 6 qershorit, u dha lajmi se ka vdekur artistja Françoise Gilot. Meqë jetoi deri në moshën 101-vjeçare, pati karrierë që zgjati për tetë dekada të papara – duke lënë pas vetes 1600 piktura dhe 3600 vepra në letër. Ishte gjithashtu autorja e mirënjohur e librave më të shitur në botë, njëri nga të cilët së fundmi u ribotua nga New York Review Books Classics.
Artiste që nga fillimi, në moshën 21-vjeçare Gilot deklaroi se “ndiente se piktura ishte e gjithë jeta ime”, ndërsa veprat e saj shkojnë nga portretet te peizazhet, nga natyra e qetë te kolazhet. Shpeshherë me ngjyra të ndezura, vepra e saj përdorte format këndore që kryqëzohen, për të krijuar një skenë plazhi, një peizazh qyteti, një kometë të shpejtë ose një nënë e fëmijë. Por, ajo u kthye gjithashtu në pikturën njëngjyrëshe: Aspektet e Feminitetit e vitit 1994, sfiduan mënyrat e shumta të perceptimit të grave, ndërsa vepra e saj e vitit 1946, Adami duke e detyruar Evën të hajë mollën, kishte vija të ashpra në rishqyrtimin e saj të rrëfimit biblik, duke u fokusuar te tundimi, ndëshkimi dhe fajësimi i grave. Veprat e saj shfaqen në koleksionet e Met-t dhe MoMA-s në Nju-Jork, si dhe në Qendrën Pompidou në Paris. Në vitin 2021, vepra e saj e vitit 1965, Paloma me kitarë, u shit për 1.3 milion dollarë në ankandin e Sotheby’s.
Gilot, vajza e një nëne që merrej me artin e qeramikës dhe e babait avokat, merr diplomën baçelor për filozofi në Sorbonë dhe një tjetër për letërsinë angleze nga Universiteti i Kembrixhit. Edhe pse fillimisht ishte e interesuar për drejtësinë, kaloi në art me angazhim të plotë, kjo për “arsye sigurie” – pasi gjermanët e pushtuan Parisin. Mjerisht, puna e saj e hershme u zhduk pasi një karrocë, me të gjitha pasuritë e familjes së saj, u shkatërrua gjatë luftës.
Ekspozita e saj e parë u hap në vitin 1943, kur ishte vetëm 22 vjeçe. Libri i saj i parë që detajon jetën e artistit-dashnor, u botua në vitin 1964 – pavarësisht se ish-partneri u përpoq ta bllokonte në shumë raste. Gilot ishte e mprehtë dhe e frikshme. Kur Emma Brockes e intervistoi për The Guardian më 2016, e quajti “të ashpër dhe pa kompromis”. Në vitin 2010, Gilot u emërua anëtare e Legjionit të Nderit.
Por, kur erdhi puna te titujt që njoftonin vdekjen e saj, mediat kishin qëllime të tjera. Në vend që ta nderonin dhe ta kujtonin si grua e realizuar që ishte, The New York Times shkroi: “Françoise Gilot, artistja në hijen e Picassos, ka vdekur në moshën 101-vjeçare”. The Guardian vazhdoi me “piktoren dhe muzën e Picassos”; Washington Post e definoi si “artiste, shkrimtare dhe muzë e njohur e Picassos”; ARTNews shkroi se ishte “artiste që pa frikë bëri kronika për marrëdhënien e saj me Picasson”.
Pyetja ime është: a duhet përmendur vetëm emri i tij? A nuk mjaftojnë karriera, arritjet, emri i saj për të qenë më vete? Kur do të ndalen mediat nga referimi i grave përmes lidhjeve me një partner prej të cilit u nda më shumë se shtatë dekada më parë dhe nga përjetësimi i këtij seksizmi flagrant?
Nëntitulli i New York Times-it fillimisht thoshte: “Piktore (dhe kronike) e arrirë përmes aftësive e veta, bëri atë që asnjë dashnore tjetër e tij nuk e kishte bërë më parë: u largua”. Që atëherë, nëntitulli është korrigjuar nga “dashnore” në “e dashur”, duke pasur parasysh se marrëdhënia e tyre zgjati pothuajse një dekadë dhe fjalët “përmes aftësitë të veta” janë hequr. Por, dua të ndalem te kjo e fundit. Kjo parantezë e panevojshme shfaqet shumë shpesh, veçanërisht për gratë. Përdoret për të nënvizuar diçka që është “tjetër” nga ajo që konsiderohet si parazgjedhje: patriarkati.
Kjo nuk ka të bëjë me heqjen ose anulimin e historive dhe detajeve të caktuara. Ndonjëherë ato janë të rëndësishme. Por, duhet ta respektojmë jetën e dikujt dhe mënyrën se si e ka jetuar, çfarë ka arritur. Nëse duhet t’i rrënjosim njerëzit në diçka tjetër, për t’i udhëzuar lexuesit, a nuk mund të jetë ky konteksti social dhe politik?
Si mendoni se do të ishte ndier Gilot kur jeta e saj u reduktua në një titull që i referohej një marrëdhënieje që ajo kishte në të 20-at e saj? Në atë intervistë të vitit 2016, Brockes shkroi: “Gjithmonë ka theksuar se i bën dëm të madh, si artiste, që ta identifikojnë si ‘dashnorja e Picasso’ sose si ‘shoqja e Matisses’” – sepse ishte shumë më tepër se kaq. Në mënyrë të ngjashme, në vitin 1997, lajmi i New York Times-it për vdekjen e Dora Maar-it – artiste pioniere që punonte në fotografi, pikturë dhe fotomontazh – thjesht iu referuar si “Dora Maar, muza e Picassos ka vdekur në moshën 89-vjeçare”, teksa e përjetësonte konceptin problematik të muzës.
Riorganizimi i fjalive ose përdorimi i frazave alternative për të nderuar jetën e dikujt në mënyrë të respektueshme, nuk është diçka e vështirë, ndaj media nuk duhet t’i rrënjos gratë si muza, bashkëshorte ose në hijen e tyre. Duhet gjithashtu të supozojmë se lexuesi është mjaft inteligjent dhe i interesuar për të klikuar mbi artikullin pa tituj të tillë – sepse nëse nuk bëhet tani, atëherë si do të ndryshojë peizazhi? Askush nuk jeton “në hijen” e askujt – veçanërisht një person drita e të cilit shkëlqente qartë. Siç tha Gilot: “E jetoj jetën time, në mënyrën time”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![KËTO MUND T’JU PREMTOJ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/twain-780x439.jpg)
KËTO MUND T’JU PREMTOJ
![Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Rikardi-e1734618350958-780x439.jpg)
Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV
![DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/PEDRO-SALINAS-780x439.png)
DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi