Seks gratis për emigrantët!?

Vitin e kaluar Yan pozoi për artistin Ai Weiwei me tri femra tjera, ndërsa fotografia “Një tigër tetë gjinj,” është cilësuar si pornografi, për çka artisti ishte dënuar me arrest shtëpiak.
Për ta kuptuar më mirë se çfarë jete bëjnë prostituta nëpër vendet rurale, Yan vendosi që edhe vetë të bëhej prostitutë për një ditë.
Yan tha se një prostitutë e arrestuar u detyrua të paguajë 3000 juanë të Kinës dhe u detyrua të shkoj në shtrat me 150 myshterinj për ta paguar dënimin. Prostitutat jetojnë me frikën nëse do të fitojnë 20 juanë ose do të humbin 3000 - nëse i viziton ndonjë policë sekret.
“Shërbimi im i parë ishte me një djalë 18 vjeçar. I ndihmova ta vendosë prezervativin dhe i thashë se duhet ta ketë me vete gjithmonë nëse vazhdon t’i shfrytëzojë shërbimet e prostitutave. Atë ditë kam ofruar shërbime seksuale për katër burra. Njëri prej tyre ishte 50 vjeçar dhe nuk e kuptonte pse po e bëja. Ishte krejt zhelan. Por, dua të them se edhe seksi është jo i barabartë në vendin tonë”, shkroi Yan në blogin e saj.
Yan tha se Qeveria po plaçkitë prostitutat dhe myshterinjtë e tyre, ku ata vetë dëshirojnë të përjetojnë pak qaste intime, ndërsa ato ushqehen me këtë punë. Po ashtu, ajo tha se të gjithë i thanë se e respektojnë dhe askënd nuk e shikoi me arrogancë, por i trajtoi si të gjitha qeniet njerëzore, pa marrë parasysh nëse ata ishin të palarë ose ishin të veshur mirë. /Telegrafi/

















































