Një studim i bërë në eshtrat e njërit nga personat më të vjetër në botë, i cili ka vdekur në moshë 114-vjeçare, ka treguar se nuk kishte ndonjë modifikim gjenetik i cili ka kontribuar në jetëgjatësinë e tij.
Burimi: Universitat Autonoma de Barcelona
Pas këtyre rezultateve, grupi studiues nga Universiteti i Pavarur i Barcelonës, si arsye dhe faktor për shëndet të shkëlqyeshëm e ka konsideruar mënyrën e shëndoshë të jetesës, ushqimin e mirë, klimën e butë dhe aktivitetin e rregullt fizik.
Grupi studiues e ka studiuar masën eshtërore dhe ka analizuar gjenet e njeriut me shëndet të lakmueshëm, i cili në kohën e studimit ishte 113-vjeçar. Në studim merrnin pjesë edhe katër anëtarë të tjerë të familjes së tij: Vëllai i tij 101-vjeçar, dy vajza të moshave 81 dhe 77 vjeçare, dhe një nip 85-vjeçar, të gjithë të lindur dhe banorë të një qyteti të vogël të ishullit Menorca.
Rezultatet nga studimi të publikuara në revistën, “Journal of Gerontology”, raportonin se eshtrat e të ekzaminuarit ishin në gjendje të shkëlqyer: Masa eshtërore ishte normale, nuk kishte anomali dhe vërtetuan se ai kurrë nuk kishte pësuar ndonjë frakturë. Duke shqyrtuar analizat gjenetike, shkencëtarët nuk arritën të gjenin ndonjë mutacion në gjenin KLOTHO, i cili është i lidhur me nivelin e dendësisë së mineraleve dhe në ruajtjen e shëndetit të eshtrave. Ata nuk gjetën asnjë ndryshim edhe në gjenin LRP5, i cili është i lidhur me jetëgjatësinë. Asnjëri nga anëtarët e familjes të cilët morën pjesë në studim nuk kishin ndonjë mutacion të këtij gjeni.
Rezultatet nga ky studim nuk e përjashtojnë mundësinë që mutacione të tjera gjenetike të kenë ndikim pozitiv në jetëgjatësinë. Sidoqoftë, hulumtuesit konsiderojnë se shëndeti i shkëlqyeshëm i kësaj familje, dhe në veçanti i 113-vjeçarit, është rezultat i dietës mediterane, klimës së butë të ishullit, mungesës së stresit dhe aktivitetit të vazhdueshëm fizik. Artikulli i botuar në revistën, “Journal of Gerontology”, pohon se deri në moshën 102 vjeçare, personi në fjalë, kishte ecur çdo ditë dhe ishte kujdesur për kopshtin e familjes së tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi