LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Projekti ynë është pavarësia e Kosovës

Sejdiu: Projekti ynë është pavarësia e Kosovës

“Projekti ynë është pavarësia e Kosovës, e cila nuk ka asnjë alternativë tjetër. Ajo për të cilën ne jemi përkushtuar dhe kemi ofruar në takimet e fundit është traktati i fqinjësisë për t’i dhënë shans marrëdhënieve të mira fqinjësore të dy vendeve tona si shtete të pavarura dhe sovrane��?, tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas takimit me shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, Josef Hlep.

Sejdiu bisedoi me Hlepin për rrjedhat e procesit të bisedimeve shtesë për statusin politik të Kosovës.

Ndërsa Hlep e vlerësoi lart rolin konstruktiv të palës kosovare në këtë pjesë të angazhimeve shtesë. Ai tha se është me rëndësi që të arrihet një zgjidhje, e cila është në përputhshmëri me vullnetin e shumicës së qytetarëve.

Hlep gjithashtu shprehu përkushtimin e Sllovenisë, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, për t’u angazhuar në një rol sa më konstruktiv në përafrimin e kritereve për anëtarësim të gjithë rajonit.