LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Lidhja jonë është me Amerikën, jo me individët (Video)

Sejdiu: Lidhja jonë është me Amerikën, jo me individët (Video)

Avokati Korab Sejdiu, i cili veprimtarinë e tij e ushtron edhe në Amerikë, atje ku ka studiuar, në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, ka komentuar procesin zgjedhor për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, proces ky që nxjerri Donald Trumpin fitues.

I pyetur pse kosovarët e dëshiruan Hillary Clintonin në krye të Amerikës, Sejdiu tha se kemi lidhje emocionale me atë familje dhe si popull jemi shumë mirënjohës ndaj të huajve të cilët kontribuojnë ndaj çështjes shqiptare.

Ndërsa, për Trumpin Sejdiu thotë se ai nuk është aq i familjarizuar me çështjen e Kosovës, e as me politiken e jashtme fare, sepse nuk ka shërbyer në forcat e armatosura të Amerikës dhe nuk ka shërbyer në ndonjë rol tjetër të politikës së jashtme.


“Simpatizimin për Amerikën nuk duhet ta shkëpusim kurrë, pavarësisht se kush bëhet president. Politika amerikane është një politikë e jashtme që na ka përcjellë dhe na ka ndihmuar vazhdimisht”, ka deklaruar Sejdiu, duke shtuar se miqësia jonë me Amerikën kurrë nuk është varë me atë se kush është në zyrë.

Ai beson se shqiptarët nuk do të kenë arsyeje për tu zhgënjehen me Amerikën.

“Lidhja jonë është me Amerikën, jo me individët”, ka thënë ai.