“Në emër të popullit dhe të institucioneve të republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve, e cila shenjon ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut të vlerave me sublime shpirtërore”, thuhet në urimin e presidentit Sejdiu.

Sejdiu, në këtë urim ka rikujtuar se Kosova njihet për harmoninë tradicionale midis besimeve të ndryshme.


Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka shpreh të gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve.

“Kjo ditë është dita e përjetësisë, dita e shpresës dhe besimit tek Zoti, besimit tek vetvetja dhe besimit për një mirëqenie për popullin dhe vendin tonë”, thuhet në urim.

Krasniqi ka uruar që në Kosovë të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi.

Besimtarëve të krishterë, Pashkët ua ka uruar edhe Aleanca Kosova e Re. /rtv21/