LAJMI I FUNDIT:

Seanca të reja për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”

Seanca të reja për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Seanca për lëndën “Titanik” për parregullsi zgjedhore duhet të vazhdojë me dëgjimin e “bombave” nga provat materiale të PSP-së. Në këtë lëndë janë propozuar më shumë se 1000 incizime audio në provat materiale nga PSP-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkoski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Kate4rina Bekovska, Stanko Korunovsski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.


Ata janë të dyshuar për shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet para zgjedhjeve dhe votime, shkatërrimi i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financimin e fushatës.

Gjykimi i lëndës së PSP-së “Titanik 3”, ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Gruia, për shkak se si anëtarë të Komisionit zgjedhor komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 “shkatërrim i materialit zgjedhor” sot vazhdon me dëshminë e dëshmitarëve të ri.

PSP-ja dhe avokatët e të akuzuarve i vërtetuan fjalët hyrëse, dhe pas deklarimit të akuzuarve Alimi dhe Gruri se nuk ndihen fajtorë, gjykimi vazhdoi me procedurë me dëshmi.

Sipas PSP-së dy të akuzuarit në veprimet e tyre kanë ndikuar në mënyrë direkte në rezultatin zgjedhor, ndërsa avokatët e Alimit dhe Gurit para Gjykatës thanë se me shumë dëshmi gjatë procedurës gjyqësore do të konfirmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori