Së paku 25 shtete të BE-së të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës

Në mesin e këtyre shteteve të BE-së është edhe Gjermania, pohon Welt.
Qeveria e kancelares, Angela Merkel, shton kjo gazetë - zyrtarisht e ka demantuar lajmin se, tashmë është arritur pajtimi se si do të veprojë Gjermania nëse Kosova shpallë njëanshëm pavarësinë e saj. "Këto janë thashetheme të kulluara”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Ulrich Wilhelm.
Megjithatë shton kjo gazetë, njohja e pavarësisë së Kosovës është pjesë e opsionit real, dhe se nuk mund të pritet një plasaritje e ngjashme si në rastin e Irakut.
“Vëzhguesit e procesit për statusin e Kosovës konsiderojnë se ato vende të BE-së që nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, gjatë votimi do të përmbahen nga vota kundër”, shkruan ndër të tjera Welt.
Nga
Telegrafi
25/10/2007
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































