Manchester United u eliminua të premten mbrëma nga FA Cup, pasi dështoi të mposhte Middlesbroughn përmes penalltive.
Por, vëmendje në këtë takim mori edhe një penallti e humbur nga Cristiano Ronaldo në minutën e 20-të, dhe një huqje në pasim në atë të 56-të.
Ylli portugez nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë, derisa momenti i pjesës së dytë ishte edhe më shumë i turpshëm për të.
Derisa topi ishte në shpejtësi dhe po tentonte ta shpëtonte nga vija fundore, Ronaldo bëri një huqje në pasim.
Atij iu ngatërruar topin në këmbë dhe doli së bashku më të jashtë vijës së fushës.
Koha e rregullt përfundoi 1-1 mes dy skuadrave, e në penallti, Middlesbrough u tregua më i saktë, duke shënuar tetë sosh, për dallim nga United që realizoi një më pak. /Telegrafi/