LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u: Punëtorët e arsimit të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre

SBASHK-u: Punëtorët e arsimit të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thekson se punëtorët e arsimit vazhdojnë të jenë të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre, pavarësisht situatës së re të krijuar nga situata me coronavirusin.

Përmes një njoftimi për media, SBASHK thekson se nga 11 marsi e këndej punëtorët e arsimit kanë krijuar rrjete komunikimi me nxënësit dhe prindërit, duke vazhduar procesin mësimor në rrethana të reja.

“Ky komunikim po mundëson që të bashkëbisedohet për njësitë mësimore të përgatitura nga MASHTI e që po prezantohen në RTK, por janë të shumta rastet kudo në Kosovë që edhe mësimdhënësit po përgatisin njësi mësimore sipas planit dhe ato po i plasojnë në rrjete sociale duke komunikuar në të njëjtën kohë me nxënësit e tyre për të dhënë edhe detyra e duke i kontrolluar ato. SBASHK-u është në takime të vazhdueshme nga larg me stafin qendror, por edhe me veprimtarë sindikal nga Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet duke u dhënë mbështetje e duke përgëzuar gjithë punëtorët e arsimit që edhe në rrethana të vështirësuara, nuk janë larguar për as një moment nga misioni i tyre i shenjtë, por vazhdojnë punën me përkushtim e zell duke i dhënë forcë e vlerë trekëndëshit të famshëm mësimdhënës-nxënës-prindër e duke mundësuar kështu vazhdimin e procesit edukativ e arsimor”, thuhet në njoftim.


Më tej bëhet e ditur se SBASHK-u mban takime të përditshme nga larg me stafin qendror dhe me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve.

Në njoftim thuhet se takimet e tilla do të vazhdojnë fillimisht me kolegët sindikalistë nga komunat që janë më të prekura nga Coronavirusi në mënyrë që bashkërisht të shtrojnë ide e të angazhohen në kryerjen e misionit të shenjtë të mësuesit edhe në këto kohë të vështira.

“Punëtorët e arsimit janë dëshmuar në të kaluarën e po dëshmohen edhe tani se qëndrojnë në ballë të angazhimeve duke realizuar misionin e tyre dhe obligimin e tyre për arsimimin dhe edukimin e brezave pavarësisht sfidave dhe vështirësive të kohës. SBASHK-u në kuadër të angazhimeve në shërbim të arsimit në këto rrethana të reja është duke komunikuar me psikologë e pedagogë shkollash me qëllim që bashkërisht të krijojnë mundësi që prindërit të komunikojnë me ta nga larg për të marrë përgjigje profesionale për çështje të veçanta”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori