Maurizio Sarri ka folur pas fitores që erdhi në debutimin me Chelsean në Ligën e Evropës.
Chelsea ka fituar minimalisht 1-0 në udhëtimin e tyre në Greqi te PAOK-u në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Evropës në Grupin L.
Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin italian Sarri, megjithatë përveç pikëve dhe paraqitjeve, italiani nuk ka mbetur i lumtur edhe me paraqitjen.
“Jam shumë i lumtur me tre pikët dhe paraqitjen e ekipit, por jo edhe rezultatin”, ka thënë fillimisht Sarri pas ndeshjes.
“Dëshiroja që ne të fitonim me një diferencë më të madhe, pasi që kemi krijuar kaq shumë shanse për gol”.
“Nuk e di nëse do të vazhdojë të pushojë lojtarët në Ligën e Evropës”.
“Por, e di se do të ketë hapësira për të gjithë gjatë sezonit”.
“Në Itali mund të zgjidhni të luani të hënën pas një ndeshje në Greqi të enjten, diçka që nuk ndodh në Angli”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/