Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë qenë emrat më të diskutuar të këtyre ditëve.
Kjo për shkak të një komenti që bëri reperi i njohur në një postim, ku përfshihej artistja shiptare.
Në këtë ‘dramë’ u përfshi së fundmi edhe partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, ndonëse shpërndau disa ‘thumba’ në InstaStory në drejtim të 34 vjeçares.
“Njeriu nuk mund t’i japë fund marrëdhënies kur nuk ka një marrëdhënie në radhë të parë”, ka shkruar ajo.
Sara në postimin tjetër vazhdoi: “Të ngrënit e ëmbëlsirave e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira”.
Kjo sigurisht nuk i shpëtoi krijueses së hitit “Si mua”, e cila publikoi një video duke bërë me gishtin e mesit, gjersa shtoi: “Më e ëmbël si sheqeri”.
Ledri dhe Dafina dikur kanë qenë në një lidhje dashurie, ndonëse edhe në këtë kohë kanë realizuar disa këngë bashkë.
Sara nga ana tjetër ka qenë një mikeshë e Dafinës, me të cilën është shoqëruar disa herë. /Telegrafi/