Shoqata Kombëtare e Pushkëve është shpallur organizatë terroriste kombëtare. Vendimi është marrë me votë unanime nga Bordi i Mbikëqyrësve në San Francisko, një organ legjislativ i qytetit kalifornian. Rezoluta u paraqit nga politikania lokale Catherine Stefani më 30 korrik.
Arsyet e vendimit-propozimi i paraqitur nga Stefani pasoi të shtënat e 29 korrikut të këtij viti në Kaliforni që çuan në vdekjen e katër personave dhe plagosjen e dymbëdhjetë të tjerëve.
“NRA bën propagandë në favor të armëve dhe vendos armë në duart e njerëzve. Askush më shumë se ata nuk i ushqen të shtënat”, shpjegoi ligjvënësja.
Rezoluta nuk do të ketë efekt praktik, por paraqet një ndryshim në vizionin që qytetarët amerikanë kanë për armët e zjarrit.
Përgjigja e NRA dhe zëdhënësja e grupit në favor të armëve të zjarrit, Amy Hunter, ka reaguar ashpër pas këtij vendimi.
“Kjo është një përpjekje e pështirë për të gjetur një fajtor për epideminë e dhunës që ka mbërthyer kombin tonë. Është një sulm i pamatur ndaj një organizate që respekton ligjin”.
NRA, përmes profilit të saj në Twitter, shtoi gjithashtu se “San Francisko duhet të turpërohet”, duke i ftuar anëtarët t’i mbështesin ata me hashtagun #IAmTheNRA.
Të dhëna për të shtënat-
Vetëm në gusht, 53 njerëz u vranë me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara: 22 prej tyre në masakrën e El Paso (Texas), 9 në Dejton (Ohio) dhe 7 pranë Odessa (Texas).