LAJMI I FUNDIT:

Samsung thyen rekord në të hyra, falë Galaxy S6 dhe S6 Edge

Samsung thyen rekord në të hyra, falë Galaxy S6 dhe S6 Edge

Ridizajnimi i telefonave të saj të ri nga fillimi me një koncept të ri ka bërë që Samsung të raportojë të hyra rekorde në tremujorin e saj më të mirë për 9 muajt e fundit.

Siç është thënë disa herë deri më tani, Samsung ka pasur shitje të jashtëzakonshme të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.
Kompania jugkoreane ka raportuar profit prej 5.64 miliardë dollarëve për tremujorin që ka përfunduar muajin e kaluar.

Njësia e saj mobile ka raportuar profit prej 2.6 miliardë dollarëve për periudhën e njëjtë. Ky është fitimi më i madh operativ për njësinë mobile të Samsung në tre tremujorë.

"Shitjet Galaxy S6 janë duke shkuar siç edhe pritej, ndërkohë që kërkesa për Galaxy S6 Edge ka qenë më e mirë sesa kemi parashikuar" kanë thënë ekzekutivët e Samsung.


Samsung pret që të shesë 70 milionë njësi të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge këtë vit, që do të ishte një rekord i ri për serinë e linjës së telefonave Galaxy S. (Telegrafi)