LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet një milion Galaxy S II

Samsung shet një milion Galaxy S II

Sipas të gjitha gjasave, modeli më i ri i telefonit të Samsung, Galaxy S II do të jetë edhe një sukses i radhës për kompaninë, pas lansimit të versionit paraprak të këtij modeli, telefonit të mençur Samsung Galaxy S.

Sot, Samsung ka deklaruar se ka arritur të shesë më shumë se 1 milion njësi të Samsung Galaxy S II, dhe kjo vetëm në një treg, atë të Koresë.

Samsung Galaxy S II ka filluar të shitet në tregun korean në fund të muajit Prill, ndërsa menjëherë pas kësaj, Samsung ka arritur të shesë më shumë se 1 milion copë të këtij modeli të avancuar, vetëm për një muaj.

Me këtë shifër, Samsung Galaxy S II është telefoni i mençur me shitjen më të shpejtë deri më tani.


“Që prej lansimit zyrtar më 29 prill, Samsung Galaxy S II i ka thyer të gjitha rekordet e shitjes së telefonave në Kore. Ky telefon është shitur në më shumë se 100 mijë copë, në vetëm tri ditët e para, ndërsa shifra ka shkuar në 200 mijë, vetëm pas një jave” ka thënë një zyrtar i kompanisë Samsung. / Telegrafi /