LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet 1 milion Galaxy Note

Samsung shet 1 milion Galaxy Note

Me sa duket, Samsung ka edhe një pajisje të famshme në linjën e saj të telefonave të mençur mobil. Samsung

Kësaj radhe është Samsung Galaxy Note, për të cilin kompania ka thënë se i ka shitur mbi 1 milionë.

Samsung Galaxy Note nuk bën pjesën në kategorinë e telefonave mesatar, pasi që Samsung e promovon atë si një kombinim të tabletit me telefon të mençur mobil, për shkak të madhësisë së ekranit, si dhe specifikave tjera të avancuara.

Përveç ekranit me 5.3 inç, Samsung Galaxy Note posedon edhe procesorin me dy bërthama me kapacitet 1.4GHz, dy kamera me LED ndriçues, si dhe aplikacione të integruara të cilat janë risi për pajisjet e Samsung. / Telegrafi /