LAJMI I FUNDIT:

Samsung së shpejti me Galaxy S5 Zoom

Samsung së shpejti me Galaxy S5 Zoom

Raportet se Samsung do ta lansojë një version të ri të telefonit të saj të fundit, Galaxy S5 duket se janë të vërteta.

Në internet tani janë shfaqur disa pamje të modelit Samsung Galaxy S5 Zoom, bashkë me karakteristikat e mundshme të këtij telefoni.

Sipas SamMobile thuhet se pasardhësi i S4 Zoom do të sjell Exynos 5 Hexa CPU si dhe kamerën e pasme me 20.2MP.

Karakteristikat tjera të S5 Zoom thuhet se do të përfshijnë edhe ekranin 4.8-inç në Super AMOLED me 1280×720 piksel, 2GB RAM kartelën microSD dhe Android 4.4.2 KitKat.


Përveç 20.2 mega-pikselëve, S5 Zoom pritet të sjell edhe stabilizuesin optik të kamerës të njohur si OIS, ndriçuesin Xenon bashkë me 10x zoom optic, dhe lidhjen për 802.11ac Wifi. / Telegrafi /