LAJMI I FUNDIT:

Samsung – rritje platformës Bada

Samsung – rritje platformës Bada

Sipas të dhënave të fundit që vijnë nga Samsung, kompania planifikon të zgjeroj ofertën e smartphonëve me sistemin e vet operativ Bada. Këtë gjatë një bisede me The Inquirer e ka thënë presidenti i departamentit mobil në Britani të Madhe Keith O’ Brien.

Ky vit për Samsungun ishte vit i Androidit, derisa vitin e ardhshëm gjërat pritet të ndryshohen paksa. Celularët me sistemin operativ Bada të kompanisë do të duhej të përbëjnë 17% të ofertës së kompanisë, e i njëjti përkushtim do ti jepet edhe Windows Phone-it. Android me 66% ende do të përbëj shumicën e madhe të ofertës së smartphoneve nga kjo kompani.

Gjithashtu, në Samsung janë duke punuar në integrimin e llojeve të ndryshme të pajisjeve përmes përmbajtjeve. Një nga shembujt është shërbimi Samsung Movies që së shpejti do të duhej të jetë në dispozicion përmes celularëve me Bada OS. /Telegrafi/