LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy S4 (Foto/Video)

Samsung prezanton Galaxy S4 (Foto/Video)

Prodhuesi më i madh i telefonave të mençur, Samsung, në një konferencë të madhe në Radio City Music Hall në New York City ka prezantuar modelin më të ri të smartphone-it, Galaxy S4.

Në plan të parë, me t’i shikuar specifikat e versionit të ri të telefonit të Samsung Galaxy S4, mund të vijmë në përfundim se bëhet fjalë për telefonin më të mirë të prodhuar ndonjëherë nga njerëzimi.

Me fokusin në përmirësimin e touchscreen-it dhe kalimin në dimension tjetër, Samsung në telefonin e ri ka arritur që për përdoruesit e modelit Galaxy S4 të sjellë teknologjinë e rrotullimit të ekranit dhe kalimit nëpër meny nga lart poshtë me anë të lëvizjes së thjeshtë të telefonit me dorë.


Në prezantimin e mbajtur të enjtën mbrëma, menaxheri i marketingut të Samsungut ka thënë se kryesisht Galaxy S4 është synuar të jetë telefon i kompletuar për përdoruesit.

“Ne jemi fokusuar në kënaqësinë për përdoruesit, kontaktin mes tyre dhe bindjen se ky telefon është më i shëndetshmi në treg”, ka theksuar David Park.

Hardueri i përmirësuar

Softueri i përmirësuar që ju mundëson një kontroll më të lehtë të telefonit mund të jetë arsyeja kryesore pse do ta bleni këtë telefon, por Samsung po ashtu ka rifreskuar edhe pjesën e prekshme, harduerin.

Samsung Galaxy S4 prej 7.9 mm duket i ngjashëm sikur Galaxy S3, por është më i hollë dhe me ekran më të madh prej 5 inch. Ekrani është po ashtu më i mirë me 1080p dhe super AMOLED panel. Ky telefon ka një procesor katër-bërthamor (quad-core) me 2gb të RAM memories. Ka sensorë të pa parë ndonjëherë më parë që mundësojnë nivelizimin e temperaturës së telefonit dhe po ashtu ka bateri që mund të largohet.

Jo sikur iPhone 5 apo HTC One, i gjithë modeli i ri Galaxy S4 është i përbërë nga polykarboni i fortë edhe pse majet duken nga metali. Ky model do të jetë në treg me dy ngjyra: I bardhë dhe i zi.

Fokusi në kamerë

Specifika më e vecantë harduerike e Galaxy S4 është pa dyshim kamera prej 13 megapixel (S3 kishte kamerë prej 8 megapixel). Sipas Samsung, kamera do të arrijë të fotografojë në mënyrë të qartë dhe të përkryer ambiente jo shumë të ndriquara.

“Ne kemi sjellë sipërfaqen nga Galaxy Camera në telefonin e ri. Ne kemi dashur që ta bëjmë më të lehtë për njerëzit bërjen e fotografive”, ka thënë Drew Backlard, drejtori i planifikimit të produkteve.

Përpos sipërfaqes së re, janë edhe specifika të tjera si fotografimi deri në 100 herë brenda një sekondi të vetëm dhe video-regjistrimi, që ju lejon të kombinoni fotografitë dhe videot si nga kamera e prapme prej 13 megapixel ashtu dhe nga kamera e përparme prej 2 megapixel – gjithë këtë në një video të vetme.

Lëvizja e ndjeshme mbi ekran

Pasi t’i bëni fotografitë e reja me Galaxy S4, nuk keni fare nevojë që t’i shfrytëzoni gishtërinjt për t’i shikuar një nga një. Specifika e re Air Wave e Samsung ju mundëson që me dorë mbi ekran, pa e prekur atë, të shikoni fotografitë që ju i keni bërë. Po ashtu mund ta shfrytëzoni të njëjtën gjë për të pranuar një thirrje, pa prekur fare në ekran.

Dhe nëse kjo nuk ju lë përshtypje, atëherë është edhe një befasi tjetër. Përderisa është spekuluar se telefoni do të ketë një softuer për lëvizjen nëpër ekran dhe kalimin nëpër meny me anë të lëvizjes së syrit, Samsung Smart Scroll është një softuer më ndryshe. Ky softuer shfrytëzon një sensor dhe kamerën në pjesën e përparme të telefonit, në mënyrë që telefoni të detektojë kur dikush shikon në ekran me një softuer për identifikim e fytyrës tuaj. Vetëm atëherë mund të manovroni në Galaxy S4 dhe atë vetëm duke lëvizur sytë!

S Health dhe S Translate

Samsung ka shtuar një numër të specifikave të reja që mund të jenë të dobishme për jetën e njerëzve. S Health shfrytëzon acelerometrin në telefonin tuaj për të regjistruar hapat tuaj dhe aktivitetet tjera të fitnesit. Ashtu sikurse Fitbit dhe Jawbone Up, Samsung është duke hyrë po ashtu në tregun e fitnesit dhe produktet e lartpërmendura pritet që të integrohen në Galaxy S4 të ri.

Ndër aplikacionet tjera të Galaxy S4 është edhe S Translate, që mund të përkthejë nga zëri juaj në gjuhë tjetër në tekst me gjuhën tjetër që kërkoni dhe është po ashtu edhe Samsung Remote app, që shfrytëzon IR blaster në telefon për t’u bërë teledirigjuesi juaj për televizion, pa pasur nevojë për t’u ngritur në këmbë apo për t’u shqetësuar se ku është teledirigjuesi.

Lansimi në treg dhe çmimi

Samsung Galaxy S4 do të jetë në treg në gjysmën e dytë të këtij viti dhe sa i përket çmimit, Samsung nuk ka bërë të ditur asgjë, përveç faktit se pritet të jetë një ‘çmim i pritshëm për një premium smartphone’.

Sidoqoftë, spekulohet se në SHBA Samsung Galaxy S4 pritet të kushtojë 199$ në dy vite kontratë në një prej kompanive të mëdha, kurse në Evropë rreth 1000 euro.


Specifikat më kryesore


Ekrani – 5inch 1080p 441pi Super AMOLED disiplay (më i mirë në krahasim me iPhone 5 që ka 332pi display).


Procesori – 1.9GHz katër-bërthamësh (quad-core) ; procesor Snapdragon


Sistemi Operativ – Android 4.2.2 Jelly Bean


Kamera – 13 megapixel (autofocus, 1080p video incizim), 2 megapixel kamera e përparme.


RAM – 2GB të RAM memories.


Memoria – 16GB, 32GB ose 64GB ; memorie shtesë e lejuar me microSD deri në 64GB


Dimensionet – 69.8mm x 136 mm x 7.9mm


Pesha – 130 gram


Batera – 2600 mAh


Ngjyra – E bardhë dhe e zezë.


Galaxy S4 first impression full review

Video e plote e prezantimit

/Telegrafi/