LAJMI I FUNDIT:

Samsung paralajmëron Galaxy S II HD LTE

Samsung paralajmëron Galaxy S II HD LTE

Kohëve të fundit është thënë se Samsung është duke përgatitur modelin e ri të telefonit i cili bazohet në teknologjinë HD, ndërsa tani kjo kompani ka paralajmëruar modelin e ri, Samsung Galaxy S II HD LTE, i cili do të jetë në dispozicion për tregun e Koresë Jugore.

Samsung Galaxy S II HD LTE posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.65 inç, i cili posedon teknologjinë HD Super AMOLED Display me 1280 x 720 piksel, si dhe procesorin me 1.5GHz dual-core, dhe versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android Gingerbread.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S II HD LTE përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8MP, LED ndriçues për foto dhe video, kamerën e përparme me 2MP, baterinë me 1850 mAh, dhe 16GB memorie të brendshme dhe mikro SD kartelë për memorie shtesë.

Përkundër të gjithë këtyre specifikave të avancuara që i posedon ky model, ende nuk dihet asgjë për çmimin e tij, apo edhe kohën se kur i njëjti do të zbarkojë në tregun evropian. / Telegrafi /