LAJMI I FUNDIT:

Samsung: kush do të mar ICS-në?

Samsung: kush do të mar ICS-në?

Mbindërtimin në Ice Cream Sandwich do ta marrin tetë smartphone dhe tablet aktual të Samsungut të bazuar në Android, publikuan nga kompania.

Modelet Galaxy S II dhe Galaxy Note pritet të marrin Android 4.0 gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, mbindërtimin do ta marrin edhe Galaxy S II LTE dhe Galaxy R, e nga tabletët, do të mbindërtohen modelet Galaxy Tab 10.1, Galaxy Tab 8.9, Galaxy Tab 7.7 dhe Galaxy Tab 7.0 Plus. Në listën për mbindërtim nuk ndodhet modeli origjinal Galaxy S i cili është një nga modelet më meritor për depërtimin e Samsungut në tregun e smartphonëve të avancuar me Android.

Për pajisjet e cekur Samsung varësisht nga tregu dhe operatorët mobil do të publikoj edhe kohën konkrete të arritjes së mbindërtimit. /Telegrafi/