LAJMI I FUNDIT:

Samsung, HTC dhe Apple do të dominojnë me telefona

Samsung, HTC dhe Apple do të dominojnë me telefona

Nokia ka qenë prodhuesi numër një i telefonave mobil, për më shumë se një dekadë, por tani duket se mbretëria e kompanisë finlandeze tani po merr fund.

Për vitin 2010, Nokia ka qenë prodhuesi kryesor i telefonave mobil, dhe marzha e kompanisë nuk ishte aspak e vogël.
Nokia ka prodhuar rreth 460 milionë telefona, ndërsa Samsung ka shitur rreth 280 milionë të tillë.

Ndërsa Nokia do të vazhdojë të jetë prodhuesi numër një, tani ajo pritet të bjerë në vendin e dytë sa i përket telefonave mobil.

Sipas Reuters, rritja e Samsung do të vazhdojë edhe për një kohë.


Pasi që kompania jugkoreane e ka tejkaluar Nokia’n me shitje në tremujorin e dytë të vitit, pritet që Samsung ta kalojë në përgjithësi rivalin e saj në 2012.

Në anën tjetër, numrat janë shumë më të vegjël për Apple, e cila ka shitur jo më shumë se 16.9 milionë iPhone.

Në anën tjetër, HTC ka gëzuar rritje të konsiderueshme, pas kalimit në Android. Ajo ka shitur 11.4 milionë pajisje, ose 111% më mirë se në vitin e kaluar. / Telegrafi /