LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S6 thuhet se do të vijë me 4GB RAM

Samsung Galaxy S6 thuhet se do të vijë me 4GB RAM

Ndërsa Kongresi Botëror Mobil 2015 është më afër, gjithnjë e më shumë do të dëgjojmë raporte për pajisjen e ardhshme kryesore të Samsung, përkatësisht gjeneratën e re të telefonit Galaxy S6.

Disa edhe herë në të kaluarën është folur në lidhje me harduerin e supozuar që do ta sjell Samsung Galaxy S6, dhe në mesin e specifikave përfshihet gjithçka.

Thashethemet e mëparshme kishin lënë të kuptohet se Samsung Galaxy S6 do të shfaqet me 3GB RAM, por një raport i ri që vjen nga brigjet koreane, duke cituar analistët, sugjeron se pajisja kryesore e kompanisë Samsung në fakt do të vijë me 4GB RAM.

Ka shumë spekulime lidhur me specifikat e mundshme të telefonit të Samsung që pritet të prezantohet në kongresin botëror këtë vit, dhe në mesin e shumë detajeve jozyrtare është thënë edhe se Samsung do ta ofrojë telefonin e saj edhe në variantin e Galaxy S6 Edge që do ti ketë të dy anët e ekranit të saj të lakuara.


Për më tepër, është thënë disa herë tashmë se S6 do të shfaqet me një ekran prej 5-inç me 2560 x 1440 piksel, procesorin 64-bit Snapdragon 810 apo atë në Exynos, konfigurimin e memories së brendshme deri në 128GB, kamerën e pasme me 20MP për foto dhe video, si dhe një kamerë të përparme me 5MP. (Telegrafi)