Samsung Galaxy S5 edhe në versionin Gold?

Trendi i telefonave në ngjyrën e artë është vënë nga Apple dhe iPhone 5S, dhe tani duket se shumica e prodhuesve të mëdhenj do ta ndjekin këtë trend, pasi që tashmë kemi versione të Gold edhe të modeleve tjera të telefonave, sikurse LG G2, Samsung Galaxy S 4, HTC One dhe One Max.
Një dokument i cili ka rrjedh nga lista e inventarit të Vodafone, shihet edhe modeli më i ri i telefonit të Samsung, përkatësisht modeli Gold i Samsung Galaxy S5.
Sipas SamMobile, Galaxy S5 do ta ofrojë edhe funksionin e ri softuerik të quajtur "Kids Mode" i cili do tu mundësojë prindërve ta kontrollojnë telefonin dhe ndërfaqen e tyre kur i njëjti është në posedim të fëmijëve.
Kur "Kids Mode" është aktiv, fëmijët do të kenë qasje vetëm në disa aplikacione dhe kontakte të caktuara, duke përfshirë edhe aplikacionet për mësim, dhe qasje në Kids Store për aplikacionet e dedikuara për fëmijë. / Telegrafi /

















































