LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note II del në shitje në tregun britanez

Samsung Galaxy Note II del në shitje në tregun britanez

Galaxy Note II është lansuar dje në Britani të Madhe nga kompania telefonike Three.

Kompania ka thënë se pajisja e re është e gatshme për shitje në rrjetin e kompanisë, në disa opsione të ndryshme. Samsung Galaxy Note II është i mundur për shitje me kontratë dy vjeçare me 29 funta si çmim startues dhe blerje të menjëhershme me çmim prej 499 funta.

Pajisja e re nga Samsung vjen me ekran të ndjeshëm në prekje, HD Super AMOLED prej 5.5 inç madhësi me rezolucion prej 1280×720 piksel, procesor 1.6GHz dhe sistemin më të fundit operativ të Google, Android 4.1 Jelly Bean.

Specifikimet tjera të Samsung Galaxy Note II përfshijnë 2gb RAM memorie, kartelë microSD dhe tri zgjedhje të ndryshme për hapësirë ruajtëse prej 16gb, 32gb ose 64gb. Më shumë detaje mund të gjeni në ueb sajtin e kompanisë telefonike angleze, Three. /Telegrafi/