LAJMI I FUNDIT:

Samsung do ta ndalojë shitjen e iPhone 5 në Evropë?

Samsung do ta ndalojë shitjen e iPhone 5 në Evropë?

Samsung dhe Apple janë në mes të rreth 20 rasteve të ndryshme gjyqësore, me pohimin e njërës kompani dhe tjerës, të cilat thonë se i janë shkelur patentat e tyre.

Ndërsa, Apple pritet të lansojë së shpejti modelin e saj të ri të telefonit, iPhone 5, , kohët e fundit është dëgjuar se Samsung po kërkon të ndalojë shitjen e këtij modeli të ri të telefonit të Apple në tregun e Koresë.



Megjithatë, sipas njoftimit të fundit thuhet se Korea nuk do të jetë vendi i vetëm në të cilin Samsung po synon ta ndalojë shitjen e iPhone.

Sipas raporteve të fundit të publikuara në internet, thuhet se Samsung është duke punuar shumë që ta ndalojë shitjen e iPhone në tërë Evropën.


Besohet se Samsung po i ndërmerr këto veprime pasi që Apple ka arritur të ndalojë shitjen e tabletit të saj, Samsung Galaxy Tab 10.1, në Gjermani dhe në disa shtete tjera në të cilat besohej se shitja e këtij tableti do të kishte sukses. / Telegrafi /