Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Kalifornisë së Jugut dhe Los Angelesit, të prezantuar gjatë punimeve të “American Thoracic Society International Conference”, të mbajtur në Florida.
Sipas mjekëve, fëmijët që kanë prindër apo familjarë astmatikë, janë të predispozuar të preken nga kjo patologji.
Nga studimi rezulton se ata fëmijë, nënat astmatike të të cilëve kanë ngrënë rregullisht peshk të pasur me acide yndyrore Omega-3 gjatë shtatzënisë, kanë qenë 70% më pak të predispozuar për të patur probleme me astmën përpara moshës 5-vjeçare, se fëmijët e atyre nënave që kishin zgjedhur një dietë tjetër.
Nga studimet e bëra ka rezultuar se acidet yndyrore Omega-3 në një farë mënyre parandalojnë inflamacionin te fëmijët e predispozuar për të qenë astmatikë. Gjithsesi, studiuesit paralajmërojnë se mjaft lloje peshqish, pavarësisht se përmbajnë acide yndyrore, kanë nivele të larta merkuri, që ndikon në zhvillimin mendor të fetusit.
Sipas Gilliland, gratë shtatzëna mund të arrijnë të njëjtat rezultate, nëse përdorin përbërës të acidit yndyror të peshqve që përmbajnë dhe më pak merkur.
Nga analizimi i të dhënave është zbuluar se fëmijët, nënat e të cilëve kishin ngrënë një herë në javë peshk, megjithëse astmatike, ishin 70 % më pak të predispozuar për të patur probleme me astmën. /Telegrafi/