Sali Metaj dhe zgjedhjet në Kosovë
Nuk është se anoj kah e majta në Shqipëri ose se jam kundër të djathtës atje, por koalicioni, përkatësisht, qeveria Berisha-Metaj më parë duket një koalicion i bazuar në interesa të biznesit sesa në interesa kombëtare. Njohësit e sistemit politik e kuptojnë që partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), e udhëhequr nga Ilir Meta, asnjëherë nuk ishte parti e majtë. Koncepti i tij politik dhe ekonomik i veprimit i bazuar në biznes ishte krejtësisht i djathtë. Disa mosmarrëveshje individuale mes Ilir Metës dhe Sali Berishës bënë që këta të dy, si politikanë individual, të largohen nga njëri-tjetri për t’u bashkuar në momentin e caktuar, më 28 qershor 2009.
Sido që të jetë, nëse kishte diçka të mirë në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 në Shqipëri atëherë ajo është se votuesit atje tashmë janë të arsimuar, bile skajshmërisht. Ata, në të ardhmen, do të votojnë ose në të djathtë ose në të majtë sepse e mesmja është e papërcaktuar politikisht, se e mesmja përcaktohet sipas dëshirës së momentit e jo sipas dëshirës së votuesit.
Tjetër, sondazhet e organizuara në Shqipëri, për neve që i përcollëm edhe në SHBA gjatë zgjedhjeve presidenciale atje, ishin më parë tendenca për preferenca partiake sesa pasqyrim i bindjes së lirë i votuesve. Në SHBA, gjatë tërë muajit zgjedhor, sondazhet zhvilloheshin në kampe të Demokratëve duke sjellë idenë, ndikimin dhe bindjen se shumica amerikane ishte me Demokratët, përkatësisht, me Barak Obaman. Duket se edhe Demokratët në Shqipëri e mësuan këtë “tendencë” dhe tentuan ta shfrytëzonin.
Sido që të jetë, nuk dua të shndërrohem në militantë të çështjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, por besoj që ka shumëçka që, sipas meje, ia vlen të diskutohet, sidomos për neve këtu në Kosovë që pritet të kemi zgjedhje komunale më 15 nëntor 2009.
Zgjedhje do të ketë në Kosovë, por askush nuk e di se çfarë do të jenë ato. Komisioni ynë Qendror i Zgjedhjeve vazhdimisht deklaron që është i gatshëm për zgjedhje ndërsa i duhen vetëm nja 8 milion euro e hiq më pak. Ndërkohë, askush nga qytetarët e Kosovës, përkatësisht, votuesit e saj, nuk e di sa çfarë sistemi zgjedhor kemi përpos se ai është, siç po thuhet, demokratik.
Në këtë mes, ajo çfarë është e vlefshme dhe e rëndësishme për neve në Kosovë është diskutimi për vendosjen e një sistemi zgjedhor nga i cili do të dilnin përfaqësues të zgjedhur nga populli dhe të popullit. Sepse po e shohim që pakkush nga qytetarët e Kosovës i njeh deputetët e kuvendeve komunale ose edhe ata të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Njohja e ndërsjellë, e cila aktualisht ekziston, është e bazuar në media, e kjo s’ka lidhje me zgjedhje. Ndërsa, për nga cilësia, pra, për nga mënyra se si punojnë dhe për kë punojnë këta deputetë komunalë e të Kuvendit, duket se asnjë votues nuk e di se kë dhe çka përfaqësojnë ata deputetë si në komuna si në Kuvend, plus nëse i japin llogari e përgjegjësi ndokujt.
Kështu, sipas meje, ka mundësi që secili kuvend komunalë dhe vet Kuvendi i Republikës së Kosovës të jenë funksionale vetëm atëherë kur deputetët e tyre të zgjedhen përmes votës së votuesve në mënyrë të drejtpërdrejt dhe me baraspeshë të përfaqësimit territorial. Dua të them, në kuvendin e komunës së Prishtinës ka deputetë që kurrë s’kanë shkelur lagje të Prishtinës por që flasin e marrin vendime në emër të atyre lagjeve. E njëjta ndodhë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ndërsa në kuptimin e përmbajtjes, pra, të cilësisë së punës së tyre, e shohim që shumica prej deputetëve të kenë kryer drejtimin e Historisë në fakultetin Filozofik (nëse s’gaboj e që nuk është më rëndësi) ndërsa i shohim të marrin vendime kryekëput ligjore.
Pra, me një sistem të mirëfilltë dhe të artikuluar zgjedhor, i bazuar në interesa qytetare dhe në përfaqësim proporcional territorial që merr për bazë edhe numrin e banuesve në atë territor, një gabim i tillë zgjedhor ose elektoral do të bëhej vetëm një herë. E në Kosovë kjo përsëritet vazhdimisht.
Vendosja e një sistemi të mirëfilltë zgjedhor vetvetiu do të rregullonte dhe do të vinte në binar shumë çështje që sot dalin mjaft problematike në funksionimin e secilit kuvend komunalë dhe në funksionimin e Kuvendit të Kosovës por edhe të vet funksionimit të sistemit politik në Kosovë, edhe përbrenda në raport me votuesin, pra, me qytetarët e Kosovës, por edhe në raport me atë që quhet “bashkësi ndërkombëtare”, pra, në raport me jashtë.
Dua të them, kështu siç funksionon aktualisht (tash e dhjetë vjet) secili kuvend komunalë dhe vet Kuvendi i Kosovës janë lehtë deri në bezdi të korruptueshëm, edhe financiarisht edhe moralisht. Pra, sistemi zgjedhor aktual (tash e dhjetë vjet) nuk e parasheh mënyrën se si secili deputet komunal ose i Kuvendit të jap llogari e përgjegjësi për punën që e bën e që s’e bën. Fundit, nuk e di nëse ka me keq kur njeriu i cili flet në emër tëndin të mos ketë as lidhje çfarë mendon ti.
Tashti, jo për të kërkuar fajtor por mendoj që ky është lëshimi më i madh që ka bërë, që bën dhe vazhdon ta bëj organizimi i quajtur Lëvizja Vetëvendosje!, bashkë me organizimet dhe OJQ-të e shoqërisë civile, që nuk trajtojnë seriozisht dhe në vazhdimësi sistemin zgjedhor në Kosovë.
Ajo çfarë në të vërtetë vlen të thuhet në krejt këtë muhabet të shkurtër për zgjedhjet është se zgjedhjet janë zemra e sistemit politik e një vendi, pra, zgjedhjet janë zemra e një shoqërie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker