Saimir Strati, artisti fierak fituesi i shtatë çmimeve Guinness në realizimin e disa portreteve dhe mozaikëve me materiale të ndryshme si, gozhdë, tapa, gurë qelqi nga deti, lëvore të vezëve, kompakt disqe, kafe, fasule etj, ka nisur sot pranë lulishtes kryesore të qytetit punimet për realizimin e një tjetër kryevepre.
“Kam zgjedhur të realizoj në mozaik “Mollën e Adamit” me material të riciklueshem, pipa plastike. Qëllimi im nuk është thjesht marrja e çmimit Guinness, por përcjellja e një mesazhi të qartë për rëndësinë dhe mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë”,tha Strati.
Për realizimin e këtij mozaiku, me sipërfaqen më të madhe në botë, rreth 30 m², artisti i Guinnessve do të përdori rreth 150 mije pipa plastike, ngjitës etj.
Strati tregon se kjo është një teknikë e parealizuar më parë në botë dhe është një kategori e re brenda rekordeve Guinness, që do të realizohet brenda 20 ditësh. Ai ka përzgjedhur një simbolikë të veçantë, siç është molla mëkatare e Eves me Adamin, por në një tjetër koncept. Ai thotë se vepra do të jetë e ekspozuar në natyrë dhe për realizimin e saj në kohë do t’i duhet të punojë rreth 16 orë në ditë.
“Imazhi është një simbol mëkatar siç është molla e kafshuar dhe brenda saj do të jetë i vizatuar i gjithë globi, me bukuritë dhe veçantitë e tij”, thekson Strati.
Në vitin 2006, Saimir Strati duke përdorur gozhda industriale, ka rikrijuar portretin e Leonardo Da Vinci, duke përdorur rreth 400 kilogramë gozhde mbi një sipërfaqe 2x4m. Më 26 korrik 2007 filloi ngjitjen e krueseve të dhëmbëve, gjithsej 1.500.000 mbi një sipërfaqe 4x2m, për të krijuar imazhin e një kali. Më 8 gusht 2008 Strati filloi punimin për rekordin e tretë. Mozaiku kishte një temë mesdhetare dhe përbëhej nga 229.764 tapa mbi një sipërfaqe prej 12.94m x7.10m, ose 91.87 m². Në nëntor 2009, për Ditën e Guinness World Record, Saimir Strati përfundoi mozaikun më të madhë me brusha për ngjyrosje. Ai vendosi të bëjë këtë vepër me madhësi gjigante për nder të Michael Jackson, pas vdekjes së tij. Ky ishte Guinness i katërt për të dhe Shqipërinë. Suksesi i tij është përsëritur edhe me tre çmime të tjera Guinness. /Atsh/bw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

A është urrejtja shoqja e pashmangshme e dashurisë?

Kulla e Sahatit në Prishtinë, në epokën e teknologjisë

SYRGJYN-VDEKUR (Elegji për Luigj Gurakuqin)
JU KENI LIBANIN TUAJ, UNË KAM TIMIN

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare