Në telefonatën që banorët zhvilluan sot (e enjte) me familjarët e tyre këtë mundësi e ka shfrytëzuar edhe Keisi.
Këngëtarja ka folur përmes telefoni me babanë e saj këngëtarin, Sabiani, i cili mes tjerash kishte dhe disa porosi për të bijën.
Ai porositi Keisin që të kishte kujdes dhe të qëndronte vetëm me Luizin dhe askënd tjetër brenda shtëpisë së BBVA
“Jeta ime babai të sheh orë e minutë, ti nuk ke për të dalur nga aty për asnjë arsye, ne të gjithë jemi shumë mirë, ti vetëm hap sytë se ti e di çfarë nuk dua unë, i di porosit e mia vetëm bëjë kujdes je afër Luizit, nuk dua që të merresh me njeri tjetër aty”, i tha Sabiani.
E përlotur nga kjo bisedë me të atin, Keisi tha se do të dëgjonte porosit e tij.
Kujtojmë që Sabini ishte pjesë e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania ku edhe qëndroi për disa javë.
Ai hyri pak pasi Keisi krijoj një lidhje me banorin tjetër, Krisit Aliaj, por që pas daljes së Sabianit kjo marrëdhënie u ndërpre.
Ftohja e raporteve mes tyre u tha se erdhi edhe për shkak të hyrjes së këngëtarit Lorenc Hasrama, me të cilin Keisi kishte një histori jashtë shtëpisë së famshme. /Telegrafi/