Sa njerëz do të ketë bota deri në fund të këtij shekulli? Kina nuk do të jetë e para!

Andaj, nëse mendoni se në botë sot ka shumë njerëz, shiko se sa do të jenë pas disa dekadave.
Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e botës po rritet vrullshëm, jo vetëm për shkak të natalitetit, por më shumë për shkak të avancimeve në shëndetësi, gjegjësisht rënies së mortalitetit.
Sipas një raporti të ri të OKB-së, si rezultat i përmirësimit të kushteve të jetesës, edhe jetëgjatësia është rritur dukshëm.
Në raport predikohet se në vitin 2030 popullsia e botës do të rritet në 8.3 miliardë.
Ndërkaq deri në fund të këtij shekulli, shifra do të arrij në 11.2 miliardë.
Këto shifra miliardësh do të shtohen nga vendet më të varfra të botës – 3 miliardë vetëm në Afrikë, transmeton lajmi.net.
Në bazë të raportit thuhet se India do të kaloj Kinën sa i përket numrit të popullsisë.
E pabesueshme, por India kryeson me shkallën më të lartë të natalitetit në botë.
Mesatarja e lindjeve në Indi është 4.7, krahasuar me mesataren në botë që është 2.5; në USA 1.9; ndërkaq në Europë 1.6. Japonia ka natalitetin më të ulët, gjegjësisht afër 1.4. /Telegrafi/





































