Projekti EYE (Enhancing Youth Employment) që ka për qëllim të ndihmojë të rinjt në gjetjen e formave të punësimit, lansoi së fundmi kampanjën e re “Kush ja ka pa hajrin shkollës?”. Kampanja erdhi në formë të zhargonit të përditshëm mbi atë se sa na ndihmon shkolla në punësim dhe sukses te të rinjt.
Në kuadër të kësaj kampanje vetëdijësuese vihet në pah vlera e shkollave profesionale, që ndihmon të rinjt që të gjejnë veten edhe në ndonjë prej zejeve.
Pyper, platforma e avancuar për grumbullimin dhe analizën e të dhënave ka hapur sondazhin në vazhdën e kësaj fushate, “Kush ja ka pa hajrin shkollës”.
Shkarkoni aplikacionin Pyper – iOS.
Shkarkoni aplikacionin Pyper – Android.
Në këtë sondazh është i rëndësishëm opinioni i secilit në pyetje të ndryshme mbi eksperienca nga shkolla dhe jeta e përditshme dhe nëse edukimi universitar ka ndihmuar në punësim.
Ndër pyetjet interesante në këtë sondazh janë edhe “A mendoni se ia keni parë hajrin shkollës së mesme?”, “Sa kohë iu ka nevojitur për të gjetur punë pas përfundimit të studimeve”, apo edhe nëse kanë ndërlidhje profesioni që bëni me njohuritë që i keni fituar në shkollë.
Qëlllimi i sondazhit është të evidentojë se sa ndihmon edukimi universitar në punësim, në raport me krijimin e ndonjë “zanati” dhe nëse kjo ka ndihmuar në punësim e gjenerim të të ardhurave për jetë stabile.
Në këtë sondazh, mund të jepni vlerësimin tuaj personal nga përvojat personale si për edukimin universitar ashtu edhe atë profesional.
Opinioni juaj ka rëndësi të jashtëzakonshme për këtë kampanjë nga EYE që do të ndihmojë në hartimin e strategjive për punësimin e të rinjve me anë krijimit të “zanati” në shkollat profesionale në mbarë vendin.
Merrni pjesë në sondazh duke shkarkuar aplikacionin Pyper në telefon mobil (iOS dhe Android), ku pasi të regjistroheni për secilin sondazh grumbulloni “rollers” të cilat mund t’i konvertoni në mbushje telefonike.