LAJMI I FUNDIT:

Sa do të duhej të kushtonte iPhone 4S!

Sa do të duhej të kushtonte iPhone 4S!

iPhone 4S i Apple, anëtari më i ri nga familja iPhone, gjatë tri ditëve të para nga paraqitja në treg është shitur në më se 4 milion ekzemplarë.

Por, pyetja është sa do të duhej të kushte iPhone i ri duke pasur parasysh çmimin e pjesëve nga të cilat është i mbaruar.

Nëse vendosni për blerjen e një telefoni të këtillë, ai, pa kontratë, do të ju kushtoj hiq më pak se 600 euro. Ekspertët nga kompania iSuppli e kanë hapur iPhonein dhe kanë bërë vlerësimin e komponentëve të tija, shkruan Daily Mail. Edhe pse disa nga to mund të supozohet janë bukur të shtrenjta që i shkon për shtati telefonit mobil me këtë çmimi, disa të tjera janë jashtëzakonisht të lira.
Kështu, për shembull, të dyja kamerat së bashku kushtojnë më pak se 13 euro, e padyshim befasia më e madhe është bateria e iPhoneit, e cila ka vite që gëzon reputacion të keq, gjë që nuk çudit kur dihet se ajo kushton rreth 4 euro.

Prapëseprapë, disa komponentë të tjerë janë paksa të arsyeshëm për çmimin shitës të pajisjes. Ekrani i ndjeshëm në prekje kushtin më shumë se 27 euro, si dhe shtëpiza e pajisjes.


Por, kur të gjitha përllogariten, a vlejnë komponentët e iPhoneit të ri 600 euro? Thënë shkurtë, jo. Vlera e tyre është më e vogël se 130 euro. Por a ekzistojnë disa shpenzime të tjera rreth prodhimit? Natyrisht. Paketimi, kabllot dhe kufjet rreth 5 euro dhe rreth 6 euro i tërë procesi prodhues. Sipas ekspertëve nga iSuppli, Apple dhe distributorët në secilën pajisje të shitur fitojnë rreth 430 euro! /Telegrafi/