Situata pranë kufirit të Rusisë me Ukrainën mund të ndizet në çdo moment, thotë një zëdhënës i Kremlinit.
Separatistët rusë sot kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve, me ç’rast kanë lënduar tre persona, por për të cilën e mohon Moska duke thënë se ukrainasit i kanë provokuar ushtarët rusë.
“Çdo moment [situata] rrezikon të kalojë në pasoja që do të shkaktojnë një ndezje të re të luftës në afërsi të kufijve tanë”, tha para gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.
Have spoken with aid worker, who has confirmed number of injured now 3: one teacher, a laundry assistant and security guard. Children were in another room. https://t.co/LqLFDoiNEH
— Oliver Carroll (@olliecarroll) February 17, 2022
Kremlini thotë se është thellësisht i shqetësuar për “dhunën” në rajonin e Donbasit të Ukrainës, të kontrolluar nga rebelët dhe po monitoron nga afër situatën.
Zyrtari përsëriti pretendimin e Moskës se disa trupa ruse po tërhiqeshin nga rajoni kufitar, por thotë se procesi do të marrë pak kohë.
Ai hodhi poshtë gjithashtu raportet se Rusia po planifikon një pushtim të Ukrainës, diçka që Moska e ka mohuar vazhdimisht javët e fundit.
Ndryshe, Rusia ka dislokuar tashmë mbi 130 mijë trupa ushtarake në zonën kufitare me Ukrainën. /Telegrafi/