Rusia anulon dislokimin e raketave pranë Polonisë

Gjatë një interviste në radio, zëvendës ministri rus i mbrojtjes, Vladimir Popovkin, tha se vendimi i presidentit Obama e ka bërë të panevojshëm dislokimin e raketave Iskander me rreze të shkurtër në rajonin e Kaliningradit.
Presidenti Obama tha të enjten se do ta zëvendësojë sistemin e planifikuar të mbrojtjes nga raketat me një politikë të re mbrojtjeje për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s nga kërcënimi i raketave iraniane.
Rusia e ka kundërshtuar me forcë sistemin e raketave duke e parë atë si kërcënim ndaj sigurisë së saj. Ndërsa disa udhëheqës republikanë në Shtetet e Bashkuara dhe politikanë të Evropës Lindore e kritikuan këtë ndryshim të politikave mbrojtëse. /VoA/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































