Rumuni i papunë fitoi 400 mijë euro në lotarinë spanjolle

Emigranti rumun tashmë tre vjet është i papunë, ndërsa më herët ka punuar në ndërtimtari, shkruan ditorja rumune, “Evenimentul Zilei".
Lotaria spanjolle "El Gordo" është një nga më bujaret në botë. Fitimi i tërësishëm për Krishtlindjet e sivjetme, që është i liruar nga tatimi, është 2.52 milionë euro. Kostoja e një biletë është 20 euro dhe secili mund të fitojë maksimumin prej 400 mijë eurove.
Sipas procedurës së lotarisë spanjolli, çdo lojtar mund të blejë së paku 10 karta lotarie, meqë ato shiten në komplete. Sivjet janë regjistruar 130 fitues, të cilët në total kanë fituar 520 milionë euro.
Ndryshe nga lotaritë tjera të mëdha, në "El Gordo" nuk nxirret jack-poti, por fitimi ndahet mes disa fituesve. /Telegrafi/.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































