Rudina Magjistari së shpejti bëhet nënë

Rudina Magjistari ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj, ish-kickboksierin Xhavit Bajrami.
Prezantuesja simpatike e televizionit Klan e ka zbuluar lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku megjithatë nuk zbulon detaje të tjera rreth shtatzënisë.
“Zakonisht, lajme te tilla eshte veshtire ti mbash per vete, ndaj dua ta ndaj me ju kete moment kaq te mrekullueshem te jetes sime. Pas disa muajsh, ne vend te ketij lepurushit, ne krahe do te kem nje beb Bashke me dashurine time, jemi ne keto momente çifti me i lumtur ne bote”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/06/2015
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































