LAJMI I FUNDIT:

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Në Kosovë do të mund të ruhet energjia përmes baterive, një projekt që pritet të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

Burim Hashani, zëvendësdrejtor i Programeve të Sfidave të Mijëvjeçarit, foli për këtë projekt, duke e cilësuar si shumë inovativ dhe ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori.

Ai tregoi se projekti i ruajtjes së energjisë përmes baterive që do të realizojë Kosova është projekt shumë inovativ dhe, sipas tij, ndoshta më i madhi në botë për kokë banori.


“Është një kërkesë e madhe në botë për bateri, sepse është një teknologji e re që ndihmon optimizimin e shfrytëzimit të energjisë, gjë që i ka munguar sistemeve të energjisë nëpër botë. Gjithmonë energjia kur është prodhuar ka qenë e detyrueshme të plasohet diku, sepse nuk ka mundur të ruhet. Tani, me përparimin e teknologjisë së baterive, do të ketë rreth 350 megavat orë energji elektrike që mund të ruhet, dhe si objektivë primare është ndihma për sistemin elektroenergjetik të Kosovës, rritja e sigurisë së sistemit, zvogëlimi i importeve, optimizimi i kohës së prodhimit nga KEK, dhe pritet të mundësohet hyrja në sistem e prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme”, tha ai, për RTK.

Siç sqaroi Hashani, sistemi i baterive që do të vendoset me ndihmën e MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës do të mundësojë futjen në rrjet të qindra megavateve të planifikuara nga Strategjia e Energjisë e Kosovës, përfshirë energjinë solare dhe atë me erë.

“Këto bateri do të vendosen në dy pjesë. Pjesa më e madhe, prej 125 megavatësh, do të vendoset tek një ndërmarrje e re, Korporata për Ruajtjen e Energjisë (KRE), për të cilën qeveria ka marrë vendim për themelimin e saj. Ndërsa me ndihmën tonë do të përkrahim funksionalizimin dhe kostot operative të kësaj ndërmarrjeje. Pjesa tjetër e baterive, prej 45 megavatësh, do t’i jepet KOSTT-it, për të mundësuar ofrimin e rezervave teknike kur ka rënie të sistemit”, shpjegoi ai.

I pyetur nëse kjo do ta përmirësonte situatën me energjinë, ai tha se përmirësim pritet të ndodhë, por kjo, natyrisht, sipas tij, nuk e adreson krejt problemin e sektorit të energjisë. Ky është një nga tri projektet e mëdha, sipas tij, në sektorin e energjisë.

“Këto projekte janë nga MCC, agjenci federale për ndihmë të jashtme, ku Kosova ka përfituar një grant – jo kredi, por grant – nga shteti amerikan për popullin e Kosovës, prej 202 milionë dollarësh, ndërsa 34 milionë janë bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës për të financuar këto tri projekte të mëdha energjetike”, bëri të ditur ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori