"Gjendja është serioze, por nuk ka asnjë arsye për panik". Kjo fjali është e ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere në mbrëmjen kur u anulua ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Holandës në Hanover. Këto fjalë duhej ta qetësonin popullatën dhe i shkonin një ministri, që prej kohësh shihet si mishërim i vetëpërmbajtjes, një epitet ky që është dëmtuar pas disa daljeve publike të kontestuara të tij në lidhje me debatin e ndezur emocional për refugjatët. Deklaratat e tij të mençura pas sulmeve barbare në Paris, ai i zhvlerësoi me deklarata të tjera irrituese.
Për sfondin e anulimit kaq të menjëhershëm të ndeshjes miqësore, de Maiziere nuk ka dëshirë të flasë për të mos "e shqetësuar" popullsinë. Natyrisht me këtë ai provokoi të kundërtën dhe korri shumë tallje. Por sigurisht talljet e rafinuara në rrjetet sociale dhe disa qëndrime në media, sipas motos si "unë i njoh gjërat më mirë", janë thjesht reflekse të parëndësishme. Ato vijnë nga njerëz që nuk duhej të merrnin vendime me pasoja, si de Maiziere. Ai është përgjegjës për sektorë kaq të ndryshëm si sporti dhe Mbrojtja Kushtetuese. Mbi supet e tij rëndon momentalisht barra më e madhe e mundshme. Edhe këtë duhet ta mendojnë mirë kritikët e tij. E megjithatë vlen: Ministri i Brendshëm nuk duhet të lerë vend për irritime.
Më shumë vetëpërmbajtje dhe mençuri duhet pritur edhe nga mediat. Që atentatet janë kthyer në temën kryesore që prej një jave është e kuptueshme, po të kujtosh tragjedinë që ndodhi. Por disa aspekte të analizave dhe raportimit të bëjnë të mendohesh: si për shembull fotoja e atentatorit të Parisit që buzëqesh në kamera, ofrohet nga mediat gati pa ndërprerje. Të duket – sigurisht pa dashje – si një tallje e viktimave, të afërmve dhe botës perëndimore në përgjithësi. Dhe po qe se nuk ka foto të tjera – pamjet vijnë nga videot propagandistike të viktimave – atëherë përdorimi i tyre së paku duhet shpjeguar.
Deklarata të pamenduara nga politikanët dhe kryetituj që të trembin duket të jenë edhe një nga shkaqet për pasigurinë në pjesë të ndryshme të popullsisë. Kur gazeta më e madhe bulevardeske gjermane pas anulimit të ndeshjes, citon gjoja nga një raport sekret i Mbrojtjes Kushtetuese, sigurisht vëmendja është maksimale. Fakti që njoftime të tilla as nuk rrëzohen dhe as nuk konfirmohen nga qeveria gjermane, e rrit edhe më shumë pasigurinë. Ndërkohë po spekulohet publikisht, nëse vërtet ka pasur të dhëna kaq konkrete për atentatet e planifikuara në Hanover. Ekspertët e terrorit në media përmendin burimet e tyre anonime nga qarqet e sigurisë. Opinioni publik i interesuar për të ditur më shumë është i ndarë -kujt t’i besohet? Të gjitha këto sigurisht nuk zgjojnë besimin tek njerëzit.
Shqetësimet dhe frika e tyre do marrë seriozisht, sepse baza e saj është reale – ngjarjet e tmerrshme të Parisit. Por për këtë shkak të heqësh dorë nga një vizitë e planifikuar e parlamentit siç bëjnë disa? Apo të kthesh nxënësit nga ekskursionet me klasën në Francë? Disa reagime duken të ekzagjeruara dhe histerike. Pak më shumë relaksim do t’u bënte mirë të gjithëve. Fati nuk do sfiduar! Anulimi i ndeshjes, menjëherë pas atentateve në Paris dhe një gjendjeje të paqartë të hetimeve është i kuptueshëm. Por ndërkohë autoritetet kanë në duar më shumë të dhëna dhe mund ta vlerësojnë siç duhet potencialin e rrezikut aktual. Faza e reagimeve të shpejta, nganjëherë edhe të pamenduara duhet të marrë fund. Tani për të gjithë vlen: Ruani gjakftohtësinë! Ta themi edhe në frëngjisht: Contenance!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime