LAJMI I FUNDIT:

Rrushi i zi lufton sulmet nё zemër

Rrushi i zi lufton sulmet nё zemër

Nga rrushi i zi nuk bёhen vetëm verërat, por ky fryt edhe nёse konsumohet edhe i freskёt ёshtё njё bar i çuditshёm kundër sulmeve nё zemër, ka treguar njё studim i fundit shkencor.

Shkencёtarёt nga Unitersiteti i Madridit, kanё bёrё njё analizё tё atyre pjesëve tё rrushit tё cilat janë mё tё pasur me proteina. Ështё nxjerrë njё ekstrakt i cili përmban proteina dhe antioksidues, pёr ndryshim prej pemëve tjera tё cilat kanё pak proteina dhe vetëm antioksidues.

Shkencёtarёt me ekstraktin e rrushit kanё bёrё njё varg hulumtimesh, nga tё cilat kanё nxjerrё përfundimin se konsumimi i saj e ka ulur presionin e gjakut pёr 5% , kolesterolin pёr 14%, veçanërisht kolesterolin e keq (i njohur si LDL).

Shkencёtarёt kёshillojnё se nёse rrushi përfshihet nё ushqimin e pёrditshёm, mund ta zvogëlojё rrezikun pёr sulme nё zemër deri nё 50%. Ekstrakti i rrushit mund tё ndihmojё veçanërisht njerёzit tё cilёt vuajnë nga presioni i lartё i gjakut si dhe niveli i rritur i kolesterolit.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori