Nënshkrimin e deklaratës asokohe e patën bërë 109 deputetë sa ishin të pranishëm në seancë.

Kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, lexoi deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.


Kosova u shpall shtet i pavarur, demokratik e sovran, në kohën kur ishte president Fatmir Sejdiu.

Sot, ai thotë se Kosova ka shënuar arritje të mëdha, por konsideron se ngjarjet e fundit po i japin imazh të keq shtetit të Kosovës.